Protesta, Nikolla u përgjigjet studentëve: Të ngremë grupe të posaçme

Mos i humb

Teksa studentët i kishin lënë orën 16:00 ministres Nikolla si afat për t’u përgjigjur për tre kërkesat e tjera të tyre, nga Ministria e Arsimit, rreth orës 15:00, ka ardhur edhe një përgjigje për kushtet e tyre.

Mësohet se ministrja Nikolla ka kërkuar që të ngrihen grupe të posaçme të përbëra edhe nga studentët, për të vlerësuar kushtet e jetesës në kushte.

Gjithashtu ajo kërkon që të ngrihen grupe të posaçme për të diskutuar përgjysmimin e tarifave në universitet, një tjetër kërkesë kjo e studentëve.

Lidhur me kërkesën e katërt, kartat e studentëve, Nikolla shprehet se brenda vitit akademik 2018-2019 do të pajisen të gjithë studentët.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit