Protesta para Parlamentit të Serbisë për shkak të orës policore

Mos i humb

Ata protestues të cilët për një moment u futën në godinën e Parlamentit, u nxorrën jashtë nga forcat policore.

Xhandarmëria vendosi një kordon në shkallët para hyrjes në ndërtesën e Parlamentit, duke përdorur edhe gaz lotësjellës.

Mijëra njerëz u mblodhën para Parlamentit të Serbisë, në zonën midis Sheshit “Nikolla Pashiç” dhe ndërtesës kryesore të postës. Trafiku në atë pjesë është ndalur, ndërsa në mesin e protestuesve ishin edhe disa liderë të opozitës.

Policia nxorri jashtë ndërtesës të Parlamentit një grup të protestuesve të cilët rreth orës 22:00 u futën në objekt, kur edhe ndodhi përleshje fizike mes policisë dhe protestuesve.

Protestuesit brohorisnin “tradhëti, hajdutë, dorëheqje”, ndërsa kënduan këngë për Kosovën dhe ofenduan presidentin serb Aleksandar Vuçiç. Protestuesit gjithashtu u bënin thirrje pjesëtarëve të policisë që të lëshojnë pajisjet e tyre.

Më herët, presidenti Vuçiç njoftoi zbatimin e orët policore nga e premtja në ora 6 pasdite deri të hënën në ora 5 të mëngjesit, për shkak të situatës së rëndë epidemiologjike në vend të shkaktuar nga pandemia COVID-19.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit