Protesta, Patozi: Situata ku ndodhemi, jo vetëm për faj të qeverisë Rama

Mos i humb

Në ditën e 8-të të protestës së studentëve që kërkojnë plotësimin e kërkesave nga qeveria Rama, por ndërkohë ata nuk pranojnë përfshirjen në kauzën e tyre as të partive opozitare, veçanërisht Partisë Demokratike. Kjo ka qenë edhe një prej temave të prekura në studion e “Top Talk”, ku i ftuar ka qenë ish-deputeti i PD, Astrit Patozi.

Sipas tij, kemi të bëjmë një rast unikal, pasi pakënaqësia e akumuluar s’ka të bëjë vetëm me qeverinë, por me të gjithë klasën politike.

“Secili prej nesh duhet të ulë kokën kur shikon atë zgjim të madh social që përfaqësohet nga studentët. Ata po refuzojnë çdo forcë politike. i drejtohet qeverisë, por refuzojnë edhe opozitën. Është rast unikal, akumulimi i kësaj pakënaqësie nuk ka të bëjë vetëm me një qeveri specifike, por me të gjithë klasën politike. Nuk mund të akuzohet vetëm kjo qeveri për problemet e mëdha të grumbulluar në Shqipëri. Studentët e kanë kuptuar këtë. Problemi është se çfarë Shqipërie i pret pasi të dalin nga auditore pas 3 vitesh”, u shpreh Patozi.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit