Protesta/ Rama ironi me opozitën: Tufë qorre që mësyn rrugëve

Mos i humb

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në ‘Twitter’ pas përfundimit të protestës së opozitës së bashkuar, e cila prej kohësh kërkon krijimin e një qeverie tranzitore dhe mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme.

Ai shprehet se opozita bën politikë duke sajuar kriza për vendin dhe sëmundje për kundërshtarin politik.

“Po boll o boll, boll se s’kam asgjë tjetër përveç larjes së jashtënxjerrjeve tuaja nēpër botë boll! Opozitë e katandisur në një tufë qorre që mësyn fizikisht rrugëve dhe bën politikë duke sajuar kriza për vendin e sëmundje për kundërshtarin! O pika që s’ju bie kur thonë plakat”,  shkruan Rama.

Nga ana tjetër, kreu i PD-së, Lulzim Basha deklaroi nga Brukseli se PPE-ja mbështet veprimet e opozitës shqiptare dhe për këtë ai pohoi se nuk do të ketë kthim pas.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit