Protesta, reagon PS: Opozita, interesat e ditës, mbi ato kombëtare

Mos i humb

Socialistët kanë vendosur të forcojnë radhët. Kryesia e partisë së vetme në pushtet, ka diskutuar për zgjedhjet e drejtuesve në bazë, ndërsa në asamble ishte shprehur pakënaqësia për disa prej drejtuesve. Në përfundim të mbledhjes zëdhënësja e kryesisë socialiste iu referua protestës së paralajmëruar nga opozita.

“Pavarësisht zhurmës, pavarësisht përpjekjes së vazhdueshme të opozitës për të krijuar zhurmë në vend, por edhe kur flasin anglisht me Bashkimin Europian dhe me funksionarë të tjerë, ne padiskutim vëmë përpara axhendën e Shqipërisë, përpara axhendës politike të ditës. Kjo fatkeqësisht nuk është dhe retorika apo politika e opozitës. Ata kanë vendosur të vënë interesin e tyre politik të ditës, mbi interesin kombëtar”, u shpreh Elisa Spiropali.

Me dyer të mbyllura kryesia socialiste ka diskutuar për qeverisjen dhe prioritetet në muajt në vijim./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit