Protesta te Unaza e Re, policia shoqëron 15 persona, 10 prej tyre të arrestuar në flagrancë

Mos i humb

Policia ka shoqëruar mbrëmjen e sotme 15 persona në zonën e Unazës së Re të cilët 10 prej tyre janë arrestuar në flagrancë.

Personat u arrestuan për organizimin e zhvillimin e tubimeve të paligjshme dhe kanë penguar qarkullimin e mjeteve të transportit rrugor në të dyja drejtimet e rrugës, duke kundërshtuar dhe mos iu bindur thirrjeve të Policisë për të liruar rrugën.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, arrestuan në flagrancë për veprat penale shtetasit:

– R.M., 46 vjeç, lindur në Kukës, banues në Tiranë;
– S.M., 51 vjeç, lindur në Kukës, banues në Tiranë;
– B.N., 26 vjeç, lindur në Dibër, banues në Tiranë;
– K.Y., 59 vjeç, lindur në Skrapar, banues në Tiranë;

– B.N., 60 vjeç, lindur e banues në Tiranë;
– A.Th., 38 vjeç, lindur në Kukës, banues në Tiranë;
– A.M., 49 vjeç, lindur në Patos, banues në Fier;
– K.B., 30 vjeç, lindur e banues në Tiranë;
– D.N., 25 vjeç, lindur e banues në Tiranë;
– A.Sh., 25 vjeç, lindur në Peqin, banues në Tiranë.

Gjithashtu u proceduan penalisht në gjendje të lirë 5 shtetasit: G.D., T.N., E.H., A.B. dhe Ç.M., nga Tirana.

Ndërkohë vijon puna për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në bllokimin e aksit rrugor.

Me ndryshimet e reja në Kodin Penal, bllokimi i rrugëve duke penguar lëvizjen e lire të automjeteve është vepër penale dhe dënohet me burg. Policia e Shtetit u bën thirrje qytetarëve të mos bien pre e keqpërdorimeve, por të protestojnë në mënyrë të ligjshme dhe në vende ku nuk pengohet qarkullimi i automjeteve.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit