Protestat për klimën, dhunë në Bruksel

Mos i humb

Demonstruesit kanë qëlluar me gurë në godinën e Komisionit Europian në Bruksel gjatë një proteste të organizuar për ndryshimet klimatike. Të pranishmit u shprehën se nuk ka patur angazhim të mjaftueshëm për mbrojtjen e mjedisit dhe se politikanët duhet të jenë më të përgjegjshëm për të ardhmen.

Disa qindra protestues kanë zhvilluar një demonstratë të ashpër në Bruksel duke kërkuar më shumë masa për të luftuar ndotjen e ambientit me qëllim që të ketë një strategji të qartë për ndryshimet klimatike.

Të pranishmit, madje qëlluan me gurë një objet të Komisionit Europian, në shenjë papajtueshmërie me disa politikanë, që sipas tyre, nuk kanë punuar sa duhet në këtë drejtim.

Sipas organizatorëve, kjo është vetëm protesta e parë e një tubimi të përjavshëm që do të kërkojë më shumë angazhim për të mbrojtur mjedisin dhe të ardhmen. Protesta të tillë ka patur në mbarë Europën dhe në të gjithë kontinentin, ku kryesisht drejtohen nga të rinjtë.

Të gjitha vendet e OKB-së arritën në vitin 2015 në Paris një marrëveshje për të luftuar ndryshimet klimatike. Gjithësesi, ekspertët kanë vënë në pikëpyetjet gadishmërinë e vendeve firmëtare për t’i qëndruar zotimeve të bëra.

Marrëveshja synon që të mbajë temperaturat mesatare jo më shumë se dy gradë më lart në krahasim me periudhën para-industriale.

Ky akord përbën gjithashtu një prej arsyeve se pse kanë shpërthyer protesta të kësaj natyre në vende të ndryshme të globit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit