Protestat, rektori i UT shtyn afatin e pagesës së tarifës së shkollimit

53
0

Për shkak të zgjatjes së protestës, rektori i Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni njofton shtyrjen e afatit të pagesës së tarifave të shkollimit, si dhe marrjen e masave për zëvendësimin e orëve mësimore të parealizuara.

Ky ka qenë vendimi i marrë ditën e sotme nga Rektorati i UT-së, pasi procesi mësimor në fakultete nuk është zhvilluar normalisht.

Mynyr Koni fton studentët të bëhen pjesë e një grupi pune, që do të realizojë planin e veprimit për përmirësimin e veprimtarisë së Universitetit të Tiranës, në lidhje me mësimdhënien, kërkimin shkencor, administrimin dhe transparencën në institucion.

Gjithashtu, ai u bën thirrje atyre që të rikthehen në auditore.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here