Protestë në Orikum. Banorët bllokojnë rrugën, kërkojnë investime në zonë

Mos i humb

Banorët e qytezës së Orikumit kanë protestuar paraditen e së dielës për mungesën e investimeve në këtë zonë, duke bllokuar kalimin e automjeteve për 30 minuta në urën e Izvorit.

 Me pankarta në duar, ata kanë kërkuar nga qeveria dhe pushteti vendor më shumë vëmendje, pasi në tre vite nuk është bërë asnjë investim. Sipas banorëve, tashmë që sezoni turistik ka filluar, Orikumi vazhdon të vuajë nga mungesa e dritave dhe e ujit.

Bllokimi i trafikut për 30 minuta krijoi radhë të automjeteve që udhëtonin në drejtim të jugut të vendit këtë të dielë.

Protesta u monitorua edhe nga forca të policisë, të cilët kanë qëndruar në distancë, ndërsa asaj iu bashkuan edhe përfaqësues të opozitës.

Top Channel
- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit