Protestë para Kuvendit, pak minuta para fillimit të seancës për votimin e Qeverisë Hoti

Mos i humb

Një grup qytetarësh janë mbledhur para Kuvendit të Republikës së Kosovës, ndërsa kanë deklaruar se kanë dalë të protestojnë pasi sipas tyre kjo çfarë po ndodh është vjedhje e votës, pasi gjatë fushatës është premtuar diçka tjetër nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Kjo protestë thuhet se është organizuar nga vet qytetarët.

Flutra Zymi është njëra nga protestuesit, e cila mbanë në dorë një pankartë me mbishkrimin “Vota ime nuk lejojë të manipulohet”.

Ajo tha se votat janë manipuluar dhe se protesta jo patjetër duhet të jetë politike.

“Jam dal sepse vota ime është manipuluar. Tjetër çka po ndodhë sot, e diçka tjetër është premtu gjatë fushatë. Kjo është manipulim i votës, është vjedhje e plotë e votës. Nuk do të thotë se gjithçka është politike, nuk do të thotë që qytetarët nuk dinë me organizu protestë. Këtë protestë se di kush e ka organizuar, faleminderit shumë që ma ka dhanë mundësinë me ardh edhe me e mbajt këtë në dorë”

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit