“Protestuesit në Iran janë të rinjtë e popullit”

Mos i humb

Politikani reformist iranian, Abdullah Ramazanzade, tha se protestuesit në Iran janë “të rinjtë e popullit”.

Abdullah Ramazanzade, i cili njihet si lider i reformistëve dhe gjatë periudhës së ish-presidentit të vendit, Muhammed Hatemi, ka kryer detyrën e zëdhënësit të qeverisë, në një deklaratë nga rrjeti social Twitter komentoi protestat në vend.

“Ku është armiku? Këta janë të rinjtë e popullit të cilët janë bezdisur nga injorimi i papunësisë, dëshpërimi, ankthi për të ardhmen, varfëria dhe diskriminimi në vend”, është shprehur ai.

Ndryshe, protestat në Iran filluan më 28 dhjetor, pasi një grup u mblodh në qytetin Meshhed për të protestuar kundër kostos së lartë të jetesës, papunësisë dhe korrupsionit. Në një kohë të shkurtër protestat u shndërruan në demonstrata kundër regjimit dhe u përhapën në shumë qytete të Iranit, si Teheran, Kermanshah, Senendeç, Zenxahn, Shiraz, Kum, Ahvaz, Zahidan, Erak dhe Hurrem Abad.

Në protestat e deritashme në gjithë shtetin kanë humbur jetën të paktën 23 persona, kurse më shumë se 500 të tjerë janë arrestuar.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit