Protestuesit, Prokuroria kërkon arrest me burg për 11 persona

68
0

Vijon seanca për masën e arrestit për 23 personat e arrestuar për Rrugën e Kombit.

Prokuroria ka lexuar kërkesën për 23, ku mësohet se ka kërkuar arrest me burg për 11 prej tyre, 5 arreste shtëpie, ndërsa për 7 të tjerët detyrim paraqitje.

Policia mori masa të jashtëzakonshme për mbarëvajtjen normale të seancës, duke angazhuar gati 1 mijë efektivë.

Ndërkohë, pati edhe tensione mes disa deputetëve të Partisë Demokratike dhe forcave të policisë, të cilat fillimisht nuk i lejuan të futen në sallën e gjyqit. Edmond Spaho u shfaq i gjakosur teksa foli për mediat. “Do të përplasen me qytetarët, do të përplasen me ne. Forcat e policisë ushtruan dhunë. Me dhunë Edi Rama nuk do ta ketë të gjatë”, tha Sapho.

Ai telefonoi edhe ministrin e Brendshëm Xhafaj, duke i kërkuar largimin e policisë, e cila më pas lejoi deputetët e PD të futen në sallën e gjyqit, e cila u zhvillua pa praninë e medias.

Në anën tjetër të Lanës, nuk mungoi edhe grumbullimi i qytetarëve në mbështetje të të arrestuarve. Ata kërkuan lirimin e tyre, duke thirrur me megafon: “Lironi djemtë tanë! Rama ik! Arrestoni qeveritarët”.

Top Channel

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here