PS i përgjigjet opozitës: Kodin e ri Zgjedhor e votojmë më 23 korrik

Mos i humb

Gjeneva, e pasur dhe me kujdes të shkëlqyeshëm shëndetësor, si u bë kaq keq

Të hënën, më 3 gusht, numri i infeksioneve të reja për 100,000 banorë në Gjenevë kaloi shifrën 100, duke arritur në 103...

“I përfshirë në një sulm ndaj një xhamie”, Irani arreston liderin opozitar

Autoritetet në Iran thanë se kanë arrestuar liderin e një grupi opozitar, me bazë në SHBA, nën dyshimet se ka qenë i...

Hutbe Besnik Leçini Kurban Bajrami 2020

https://youtu.be/c0cRmWtF8eI

Caktohet administratori që do menaxhojë 26 pasuritë e sekuestruara të Ylli Ndroqit

Arjan Baci është administratori i caktuar shtetëror i pasurive të sekuestruara të biznesmenit dhe aksionerit Ylli Ndroqi. Mësohet se Baci do të...

Maxhoranca i përgjigjet opozitës për çështjen e marrëveshjes për Kodin Zgjedhor.

Burime në mbledhjen e grupit të Partisë Socialiste thanë se “i qëndrojmë vendimit për të zbatuar marrëveshjen me opozitën nënshkruar më parë”. Po kështu është dhënë edhe një datë për votimin e Kodit të ri Zgjedhor.

“Me plotësimin e afateve sipas procedurës parlamentare do prezantohet në kohë në komisionin e Ligjeve. Në datë 23 korrik ne do të kemi vullnetin për të votuar Kodin Zgjedhor të ri sipas marrëveshjes. Ndërkohë, respektojmë vendimin e opozitës parlamentare në kërkesat e saj për përmirësimin e reformës zgjedhore në Shqipëri”, bënë me dije burime nga grupi i PS.

Sot PD ka reaguar lidhur me deklaratën e kryeministrit Edi Rama i cili ftoi për një tryezë tre palëshe sa i takon arritjes së konsensusit për reformën zgjedhore.

Në përgjigjen zyrtare për kryeministrin PD thotë se nuk është kundër diskutimit për rishikimin e sistemit zgjedhor, por kjo kërkon një reformim të plotë të sistemit kushtetues për të cilën PD ka një propozim konkret.

PD e konsideron një alibi hapjen në këtë moment, te diskutimit për sistemin zgjedhor, dhe kjo sipas tyre bëhet për të vonuar kodifikimin në parlament të dakortësisë së 5 Qershorit, që është një kërkesë e Sekretarit amerikan të Shtetit, Mike Pompeo, si dhe 1 nga 15 kushtet për nisjen e negociatave të anëtarësimit me BE.

Në përfundim PD paralajmëron se çdo veprim i njëanshëm në këtë drejtim do të përbënte prishje të marrëveshjes konsensuale të 5 qershorit, me pasoja për vendin dhe të ardhmen europiane të Shqipërisë.” thuhet ne reagimin e PD.

- ISLAMSHOP.CH -
- ISLAMSHOP.CH -

Të fundit

​303 raste të reja me COVID-19 dhe 9 të vdekur në Bullgari

Autoritetet shëndetësore në Bullgari kanë konfirmuar 303 raste të tjera të koronavirusit në 24 orët e kaluara, nga 5,701 testuar, sipas të...

Detyrimi i maskave, francezët hezitojnë, Parisi do të aplikojë mbajtjen e maskave në lagje të caktuara

Franca, Spanja, Greqia janë tri vende evropiane që po raportojnë një shpërthim të pandemisë brenda kufijve të tyre pas lehtësimit të karantinës...

Gjermani: Nga e shtuna, testimi i detyruar i të ardhurve nga zonat me rrezik

Në luftën kundër përhapjes së virusit të koronës, udhëtarët nga zonat e përcaktuara ndërkombëtarisht si të rrezikshme që vijnë në Gjermani, do...

Rritet përhapja e Covid19 në Evropë, frikë për një izolim të dytë

Teksa Spanja, Franca dhe Greqia përjetojnë një rritje të theksuar të numrit të të infektuarve nga Covid19, janë shtuar shqetësimet për një...

Austria sërish me numër të lartë të rasteve të reja

Në Austri, pas pesë ditësh me radhë, numri i rasteve të reja me koronavirus përsëri ka arritur në shifra të larta, pasi...