PS mbron Arta Markun, Felaj: Nuk ndërhyjmë në prokurori, është institucion i pavarur

Mos i humb

Dikur edhe vetë një prokurore, Ermonela Felaj zgjodhi të mbajë petkun e politikanes, kur u pyet nga Top Channel nëse ndante të njëjtin shqetësim me opozitën se lëvizjet e fundit te Krimet e Rënda po cenojnë hetimin ndaj ish-ministrit Tahiri, në kushtet kur prokurori i çështjes u transferua në Pogradec.

“Jemi në mbështetje të punës së organeve dhe agjencive ligjzbatuese dhe i nxisim që efektiviteti i punës së tyre të jetë edhe më i lartë. Ka shumë gjëra që nuk i ndaj me opozitën. Prokuroria është organ i pavarur kushtetues dhe çdo ndërhyrje nga ana jonë do të ishte në shkelje të detyrimeve tona kushtetuese. Është organ që e vendos vetë ecurinë e punës brenda tij”, tha Ermonela Felaj.

Pavarësisht rebelimit të prokurorëve të krimeve të rënda, ndaj masave ndëshkimore pasi refuzuan shortin për dosjen Shullazi, kryetarja e Komisionit parlamentar të Sigurisë Kombëtare mbron drejtuesit e Prokurorisë.

“Unë shoh që është marrë një masë dhe ka pas një përgjigje për situatën që është bërë prezent lidhur me prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe me duket masa mëse e natyrshme dhe mëse e ligjshme për t’u marrë”, u shpreh deputetja e PS.

Këto deklarata Felaj i bëri pas konstituimit të n/komisionit parlamentar për mbikëqyrjen e vettingut të policisë, ku mungonte opozita./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit