PS, p/rezolutë për qëndrimin e Shqipërisë ndaj statusit të Jeruzalemit

Mos i humb

Partia Socialiste ka paraqitur projektrezolutën nga ana e saj për votën e Shqipërisë mbi statusin e Jeruzalemit.

“I kërkojmë qeverisë që në përputhje me interesin kombëtar të vijojë të bashkëpunojë për forcimin e paqes, sigurisë, dhe bashkëpunimit në të tërë rajonin e Lindjes së Mesme, me aleatët dhe partnerët strategjikë, në radhë të parë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian”, thuhet në kërkesën e socialistëve.

Rezoluta për votën vjen në kuadër të mocionit të debatit të kërkuar nga opozita, e cila ka kërkuar nga ana e saj që qeveria ta rishikojë këtë votë.

Në rezolutë thuhet se: Duke pasur parasysh pozicionin e qëndrueshëm të Shqipërisë në strukturat e OKB-së në lidhje me procesin e paqes në Lindjen e Mesme, të linjëzuar plotësisht me qëndrimet e Bashkimit Europian që nga viti 2007. Si dhe duke mbështetur pa rezerva procesin e paqes përmes bisedimeve mes Izraelit dhe Autoritetit Palestinez, bazuar në formulën e dy shteteve, në paqe me njëri-tjetrin e me vendet e rajonit, kërkohet miratimi i kësaj projektrezolute./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit