PS-UP kërkon të rishikohet shkarkimi i prorektores Teuta Pustina-Krasniqi

Mos i humb

Paqja Studentore e Universitetit të Prishtinës (PS-UP) kërkon rishikimin e shkarkimit të prorektores Teuta Pustina-Krasniqi dhe të punohet në identifikimin dhe dënimin e ngacmimeve seksuale në institucionet arsimore në Kosovë.

Ngjarjet e fundit në Universitetin e Prishtinës për deklaratat e prorektores Teuta Pustina-Krasniqi, sipas Paqes Studentore, kanë krijuar një atmosferë të kamuflluar për studentët, derisa reagimet e ndryshme nga shoqëria civile i kanë ndarë studentët në dy pole të kundërta.

“Ne konsiderojmë që prorektorja Pustina-Krasniqi ka përdorur një diskurs të gabuar, duke pasur parasysh se është një person me përgjegjësi publike. Ajo është dashur që të ketë kujdes në deklaratën e saj dhe t’i zgjedhë fjalët e përshtatshme për ta përçuar mesazhin që ka dashur ta thotë. Përgjithësimi i saj në atë deklaratë i ka ofenduar studentet e gjinisë femërore”, thuhet në reagim.

Paqja Studentore i dënon ashpër këto vepra të pamoralshme dhe bën thirrje që sa më shpejt të ndërmerren masa për këtë dukuri në Universitetin e Prishtinës, ndërkohë qi bën thirrje edhe studentëve që të mos bien pre e propagandave të grupeve me interesa të ndryshme, por të fokusohen në përmirësimin e kushteve në universitet.

Ndryshe, Këshilli drejtues i Universitetit të Prishtinës, në mbledhjen e jashtëzakonshme të mbajtur më 29 mars, ka shkarkuar prorektoren Teuta Pustina-Krasniqi.

Vendimi i Këshillit drejtues të UP-së erdhi pas një deklarate të Pustina-Krasniqi, rreth asaj se si studentët në UP duhet ta respektojnë kodin e veshjes – mesazh me specifikë për vajzat në universitet – është kuptuar dhe transmetuar si deklaratë skandaloze në disa media të Kosovës.

Teuta Pustina – Krasniqi, ushtronte detyrën e Prorektores për Bashkëpunim Ndërkombëtar. /kp/.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit