PSD ia dorëzon LDK-së nënshkrimet për rrëzimin e Qeverisë

Mos i humb

12 deputetët e Partisë Socialdemokrate i kanë dhënë nënshkrimet e tyre për ta iniciuar mocionin për rrëzimin e qeverisë Haradinaj.

Lista me nënshkrime i është dorëzuar LDK-së nga shefi i grupit parlamentar të partisë, Dardan Sejdiu.

“Ne nuk votojmë ligje për shkak të presioneve. Ju, si LDK, jeni partia më e madhe, prandaj hajde po bashkohemi e po e rrëzojmë”, ka thënë Sejdiu.

Ky reagim i PSD-së erdhi pas akuzave të Lumir Abdixhikut ndaj kësaj partie duke i quajtur ata si përkrahës të pushtetit.

“Çdo deklaratë që e keni pasë e keni fol kundër Vetëvendosjes, mirëpo jo kundër Qeverisë”, ka thënë Abdixhiku, shkruan eo. Deputeti i LDK-së tha se tashmë iu nevojiten vetëm edhe katër nënshkrime për ta rrëzuar Qeverinë. Ai e ftoi PSD-në që të bashkohen në bojkotin e opozitës.

Abdixhiku ka drejtuar edhe akuza të shumta ndaj koalicionit qeveritar duke marrë përgjigje menjëherë nga kryeparlamentari Kadri Veseli.

“Të kesh kujdes me këto kualifikimet, i rrezikshëm e i padijshëm. Ti nuk je profeti Muhamed. Ke marrë shumë hov”, ka thënë Veseli./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit