PSE ALLAHU I PLOTFUQISHËM E KRAHASON KURANIN ME UJIN?‎

Mos i humb

PSE ALLAHU I PLOTFUQISHËM E KRAHASON KURANIN ME UJIN?‎

Allahu i Plotfuqishëm thotë:‎

‎“A nuk është koha që besimtarëve t’u zbutet zemra, kur përmendet Allahu dhe e Vërteta ‎‎(Kurani) që është shpallur, dhe mos të bëhen ata sikur atyre që qysh më parë iu është ‎dhënë Libri, por zemrat e tyre, me kalimin e një kohe të gjatë – u forcuan (në të keqe), ‎dhe shumë prej tyre janë mëkatarë.‎
Dijeni, se Allahu, me të vërtetë, e ngjallë tokën pas vdekjes së saj! Na ju sqarojmë ‎argumentet për të kuptuar ju!” (El-Hadid, 16-17)‎

Në këto ajete fisnike, Allahu i Plotfuqishëm, besimtarëve ua tërheq vëmendjen për ‎rëndësinë e përulësisë, të gjendjes së thellë emocionale, gjatë përmendjes së Zotit të tyre ‎dhe Kuranit. Ai i paralajmëroi ata të mos jenë si ata që drita e fesë e kishte humbur ‎shkëlqimin në zemër, të cilëve feja u ishte bërë vetëm fjalë në buzë dhe formalitet, andaj ‎zemrat e tyre janë ngurtësuar për shkak të harresës së Allahut të Plotfuqishëm, kështu që ‎ishin lëshuar në kryerje të mëkate të ndryshme dhe mosbindjes.‎

Islami është fe e jetës, e zemrave të gjalla dhe veprimit të përditshëm të së mirës.‎

Islami është fe që kërkon nga ne që vërtetë ta duam dhe thellësisht Zotin tonë, të Dërguarin ‎e Tij, si dhe atë që Allahu na ka shpallur.‎

Islami kërkon nga ne që mos të jemi të ngathët kur ta përmendim Allahun, që zemrat tona ‎mos të jenë indiferente dhe të pa ndikuara gjatë leximit të Kuranit, por që të gëzohen ato, të ‎pastrohen dhe të qajnë gjatë leximit të Fjalës së Allahut.‎

Megjithatë, për të gjithë ata që janë sprovuar me sëmundje të zemrës dhe vdekjen e saj, ‎Allahu i Plotfuqishëm thotë që mos ta humbin shpresën, dhe le ta dinë se Ai vërtet i ngjall ‎zemrat, mu ashtu si shiu që e ngjall tokën pas vdekjes së saj.‎

Shiu i bollshëm i mëshirës i cili zbret në zemër, vjen në formën e Kuranit, të mesazheve të tij ‎dhe të këshillave e udhëzimeve, me të cilat fitohet mëshira e Allahut, begatia dhe falja e ‎mëkateve.‎

Është interesante të shikohet në krahasimin mes Kuranit dhe ujit, se cilat janë ngjashmëritë ‎e tyre, ashtu që Allahu i Plotfuqishëm e krahason Fjalën e Tij me ujin që zbret nga retë?‎

Predikuesi i famshëm islam, Nouman Ali Khan, në një nga paraqitjet e tij, ofron përgjigje për ‎këtë pyetje dhe i përmend disa ngjashmëri të rëndësishme midis Kuranit dhe ujit:‎

‎- Kurani është shpallur nga qielli, por edhe uji zbret nga qielli, gjithashtu Kurani i ngjall ‎zemrat e vdekura, mu ashtu sikur uji që sjell jetë në tokën e vdekur.‎

‎- Uji është i pastër dhe shërben për t’i pastruar gjërat e tjera, po ashtu edhe Kurani është i ‎pastër dhe pastron çdo gjë tjetër.‎

‎- Njerëzit janë plotësisht të pafuqishëm për të bërë ujë vetë, por ata janë në gjendje të ‎përfitojnë nga ajo që ai prodhon në Tokë. Në të njëjtën mënyrë, Kurani nuk është dhe nuk ‎mund të jetë vepër njerëzore, por mund të përfitojmë nga udhëzimet që ai na ofron.‎

https://svjetlo-dunjaluka.com//‎

Përkthim: Miftar Ajdini

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit