Pse dietologët kërkojnë mos t’iu besoni më këtyre ushqimeve!

Mos i humb

Një nga gjërat që po na bën të ndihemi gati të dhunuar në përditshmërinë së ushqyerjes sonë, janë këshillat, shpesh herë, kontradiktore për mënyrën e duhur të një regjimi.

Dieta detox, dieta që përjashtojnë karbohidratet, dieta vetëm me proteina…Të gjitha këto na kanë shkaktuar, jo pak herë, probleme me shëndetin sepse trupi duhet të marrë gjithçka, duhet të hamë nga të gjitha ushqimet.

Living po ju bënë një listë të të gjitha miteve që dëgjomë përditë dhe që dietologët këmbëngulin që mos t’iu besoni më!

Më poshtë janë 10 fjalitë që NUK DUHET të besoni, edhe nëse bashkëbiseduesi apo artikujt e portaleve ua përsërisin!

Një lëng i shtrydhur frutash ose perimesh është mënyrë e mirë për të përshpejtuar metabolizmin!

Nëse hani yndyrna do të shëndosheni (Shembull, avokado apo salmon, megjithëse të pasur në yndyrna, nuk të shëndoshin)

Një dietë e caktuar është më e mirë se një tjetër!

Nëse masni kaloritë, gjatë ditës, do të bini në peshë.

Keni nevojë për pastrim të trupit nga toksinat (detox). JO, trupi juaj e bënë këtë për ju!

Perimet apo frutat e ngrira kanë më pak vlera ushqimore.

Vezët janë të këqija! (JOOO)

Nëse hani pas orës 6 do të shëndosheni!

Dietat e varfëra në karbohidrate janë të mira!/Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit