Pse duhet vizituar Kapadokia? Ja disa arsye!

Mos i humb

Turqia njihet për destinacion ekzotik dhe jo vetëm, ku miliona njerëz vendosin të kalojnë muajt e verës ne bregdet, ndërsa pranverën dhe vjeshtën për vizita të tjera të merituara.

Shumë mund të kenë dëgjuar për senzacionin natyror, Kapadokian, shtëpinë e balonave me ajër të nxehtë që ju shëtisin nëpër male me gurë dhe nëpër shpella.

Kapadokia është mrekulli natyrore, ku para shumë vitesh, një jetë plotësisht normale zhvillohej në shpellat me gurë. Tani, të shndërruara në bujtina mikpritëse, hotelet shpellore të Kapadokias janë një nga 10 vendet që duhet vizituar, dhe madje, me rekomandim nga Trip Advisor.

Kapadokia është një peizazh gati joreal për të cilin kurrë nuk do të pendoheni se e vizituar. Ky vend tërheqës duket si një planet tjetër. Gjatë vizitës tuaj në Kapadokia, ju keni mundësinë të përjetoni gjithë të mirat që ofron ky vend, madje në maksimum.

E gdhendur nga natyra që nga kohërat e lashta, Kapadokia është një nga trashëgimitë më të shquara në botë.

Ndërsa përpara shihni oxhaqe të formuara 60 milion vjet më parë, prapa jush mbesin 8 qytete nëntokësore disa katëshe.

Dhe sigurisht, të udhëtosh në Turqi pa shijuar disa nga pjatat tradicionale, do të thotë se nuk keni bërë gjithçka. Kërkojini pjatat tradicionale dhe historike të rajonit të Anadollit për të shijuar si duhet begatitë në një rajon mëse të begatë. /tesheshi.com/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit