Pse njerëzit vrasin 100 milionë peshkaqenë çdo vit?

Mos i humb

Njerëzit vrasin rreth 100 milionë peshkaqenë çdo vit, dhe ekspertët paralajmërojnë se nëse kjo prirje vazhdon, disa lloje mund të vijnë në prag të zhdukjes.

“Fajtori” më i madh për një numër kaq të madh është konsumimi i një supe që bëhet me pendët e kafshës së egër ujore, shumë i popullarizuar në Kinë dhe Vietnam, gjë që çon në gati gjysmën e numrit total të vrasjes.

Duke parë historinë, kjo supë rezulton të jetë një pjesë e domosdoshme e banketeve të dasmave në Kinë, por rritja ekonomike në vend e bëri atë të përballueshme për shumicën e popullsisë.

Për të përmbushur kërkesën në rritje, gjuetia e peshkaqenëve është rritur në mënyrë drastike.

“Mishi është shumë i lirë, por supa me pendë është ajo që po  çon në shfarosjen e këtyre kafshëve”, tha Mark Meekan, një biolog detar në Institutin Australian të Shkencave Detare.

“Peshkaqenët nuk mund të përballojnë një intensitet të tillë gjuetie sepse ato rriten ngadalë dhe kanë një numër relativisht të vogël pasardhësish. Nëse do gjuhen pa kontroll, numri i tyre mund të bjerë ndjeshëm”, shtoi ai.

Si masë paraprake, qeveria kineze ka ndaluar supën me  pupla në banketin shtetëror, ndërsa Air China e hoqi nga menuja e avionëve të saj.

Në të njëjtën kohë, importet e pendëve në Kinë, në tre vjet kanë rënë me 81 për qind.

Megjithatë, pavarësisht ndërhyrjes së shumë vendeve, peshkaqenë po vriten akoma në një nivel alarmant. /tesheshi.com/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit