Pse zviceranët udhëtojnë me aeroplanë brenda vendit?

Mos i humb

Fluturimet e brendshme brenda Zvicrës po rriten. Kjo do të thotë se ndotin më shumë ambientin.

Sot, në çdo vend në Zvicër mund të arrihet me tren dhe autobus brenda pak orësh, përcjell albinfo.ch.

Për këtë arsye, fluturimet brenda Zvicrës duhet të ndalohen, shkruajnë mediat zvicerane.

Aktualisht ka tetë fluturime të brendshme çdo ditë nga Gjeneva në Cyrih. Kohëzgjatja e fluturimit: 45 minuta. Kosto nga 160 franga. Një fluturim nga Gjeneva në Cyrih prodhon 150 herë më shumë CO2 se udhëtimi me tren, përcjell tutje albinfo.ch.

Me një numër të pasagjerëve prej rreth 600,000 pasagjerë në këtë rrugë, çdo vit prodhohen 30,000 tonë CO2. Për krahasim, numri i njëjtë i udhëtarëve me hekurudhë prodhon vetëm 180 tonë CO2.

Gjatë pesë viteve të fundit, numrat e pasagjerëve në këtë rrugë Gjenevë-Cyrih janë rritur me 36 për qind.

Gjithashtu nga Cyrihu në Lugano ka katër udhëtime në ditë. Sipas Zyrës Federale të Statistikave Zvicerane (BfS), gjithsej 713’033 pasagjerë kanë përdorur fluturimin brenda vendit në vitin 2018. Në vitin 2013 ishte “vetëm” 593’878.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit