Publikimi i pamjeve pornografike, Griveaux heq dorë nga gara për kryetar të Parisit

Mos i humb

Meta thirrje urgjente qeverisë: Shmangni katastrofën në ekonomi dhe familjet shqiptare, pasojat e Covid-19 janë serioze!

Presidenti Ilir Meta reagon për krizën e krijuar nga pandemia e koronavirusit, duke thënë se mbyllja e mijëra qepenëve të biznesit të...

Shqipëri : Janë regjistruar 127 raste reja dhe 6 vdekje nga covid-19 gjatë 24 orëve të fundit .

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/1783658978439590 Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë kryer 531 testime për të dyshuar të prekur...

Kosovë : Janë regjistruar 218 raste të reja dhe 15 viktima gjatë 24 orëve të fundit .

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK) njoftoi se 15 pacientë kanë vdekur gjatë 24 orëve të fundit dhe janë regjistruar 218 raste...

Basha: Në shtator nisim fushatën drejt fitores

Pas Kryesisë, ishte dhe Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike që miratoi përbërjen e Komisionit të Vlerësimit të kandidatëve të PD, pjesë e...

Kandidati kryesor për kryebashkiakun e Parisit nga partia LREM e presidentit francez Emmanuel Macron, Benjamin Griveaux u tërhoq nga gara të premten pas publikimit në internet të videove dhe mesazheve pornografike ku shfaqet ai.

Sipas mediave të huaja, bëhet fjalë për pamje të cilat siç thuhet Griveaux i dërgoi një gruaje.Ajo u nda shumë në mediat sociale të enjten në mbrëmje dhe të Premten në mëngjes, para deklaratës zyrtare të Griveaux.

Griveaux njoftoi largimin e tij nga gara në një video të transmetuar nga BFM TV, duke thënë se i vjen keq për “sulmet revoltuese” kundër fushatës së tij.

“Një faqe në internet dhe media sociale ka publikuar sulme revoltuese kundër meje dhe intimitetit tim”, tha Griveaux në video. “Projekti ynë për Parisin, për të cilin ekipi im i fushatës kemi luftuar, do të jetësohet pa mua”.

“Ky është një vendim i vështirë për mua, por unë nuk dëshiroj ta rrezikoj më familjen time dhe veten time”, shtoi ai.

Ai as mohoi dhe as konfirmoi se ishte krijuesi i imazheve.

Tërheqja e Griveaux nga gara është një dobësim i madh për partinë e Macron La Republique en Marche (LREM) në zgjedhjet bashkiake të Parisit.
Griveaux i tha AFP-së se ai bisedoi me presidentin Macron të enjten natën dhe se udhëheqësi e siguroi atë për mbështetjen e tij për “çdo gjë që ai zgjodhi të bënte”.

Më parë zëdhënësi i pallatit Elysee, Griveaux ka qenë një aleat i ngushtë i Macron që nga fushata e tij presidenciale në vitin 2017. Telegraf

- ISLAMSHOP.CH -
- ISLAMSHOP.CH -

Të fundit

U hodh në det pas shpërthimit, gjendet i gjallë pas 30 orësh punëtori i Portit të Bejrutit

Punëtori i Portit të Bejrutit u gjet i gjallë pas 30 orëve që kanë kaluar nga shpërthimi i fuqishëm në kryeqytetin e...

Kantoni i Cyrihut do t’i regjistrojë vetë të kthyerit nga vendet e rrezikut

Kantoni i Cyrihut mbledh të dhënat e kontaktit të të gjithë udhëtarëve që kthehen përmes rrugës ajrore nga vendet me rrezik të...

Liban, rritet në 154 numri i të vdekurve nga shpërthimi në Portin e Bejrutit

Numri i të vdekurve nga shpërthimi i së martës në kryeqytetin e Libanit, Bejrut, është rritur në 154, njoftoi ministri i Shëndetësisë...

OKB: Sistemi shëndetësor në Shqipëri mund të shkojë drejt kolapsit.

Sistemi shëndetësor i Shqipërisë mund të kalojë në kolaps, për shkak të pandemisë. Dhe kjo nuk lidhet vetëm pasojat e koronavirusit, por...

Kimioterapia nuk rrezikon të prekurit me COVID-19

Tejmbushja e spitaleve, ankthi ndaj infektimit me Covid-19 dhe frika se kimioterapia mund të ulë mundësitë për të jetuar të pacientëve të...