Publikohen detajet e para nga deklaratat e 6 gylenistëve të deportuar në Turqi (Video)

Mos i humb

Dalin në pah detajet e para nga deklaratat e 6 gylenistëve, pjesëtarë e organizatës terroriste FETO, të cilët u depërtuan në Turqi përmes një operacioni ku bashkëpunuan organet policore të Kosovës me inteligjencën turke, -shkruan Gazeta e Re.

Gazetari i njohur turk, Abdulkadir Selvi gjatë një emisioni televiziv në CNN Turk, zbuloi deklaratat e para të gylensitëve të deportuar, ajo se çka e tërhoqi vëmendjen e mediave ishin kontaktet e këtyre shtetasve turq me familjarët e udhëheqësve të Kosovës.

Gazetari, për herë të parë këto deklarata e lexoi në një program televiziv e cila transmetohej drejtpërdrejt në kanalin prestigjioze, CNN Turk.

“Gylenistët kanë kontaktuar me grat e krerëve të Kosovës nga të cilët kanë kërkuar mbështetje”

Selvi, tha se FETO, ka arritur tek politikanët në pozicione të rëndësishme në Kosovë nëpërmjet grave të tyre, ata kanë kontaktuar Presidentin, Kryeministrin dhe Kryetarin e Kuvendit të Kosovës

“Të arrestuarit, për të komunikuar mes vete kanë përdorur kripto-aplikacione të ndryshme si, ByLock, Kako, Falcon etj. Komunikacionet e tyre kanë qenë të koduara të cilët më pas janë dekoduar nga ekspertët. Ata kanë kontaktuar gruan e kryeministrit, ajo kishte thënë se nuk ka informata dhe se rastin do të përcillte tek burri i vet, Kryeministri kishte thënë se “Mendimi im për këta perosna është pozitive. Pastaj edhe gruan kryetarit të parlamentit, kryetari në ato momente ishte jashtë-shtetit, gruaja e tij kishte shprehur shqetësimet e saj duke premtuar se do të kontaktoj menjëherë me burrin, (Kadri Veselin)

Selvi tha se,  sipas bisedimeve të deshifruara, anëtarët e FETO-s kishin kontaktuar edhe gruan  presidentit Hashim Thaçi nga e cila kishin kërkuar mbështetje.

“Ata kanë krijuar një rrejt të fuqishëm me familjarët e udhëheqësve të Kosovës, ata kanë pasur fëmijët e tyre në shkollat e veta, disa nga ta ende vijojnë mësimet aty, përveç politikanëve ata kanë kontaktuar edhe shumë biznesmen e deputet nga te cilët kanë kërkuar mbështetje”, shtoi Selvi, përcjell Gazeta e Re.

Gazetari, Abdulkadir Selvi nënvizoi se avokati i gylensiteve kishte kaluar në kontakt me një prokuro i cili kishte thënë se mund të gjykohen në liri po për këtë duhet te pagojën dorëzani ku bëhet fjalë për një shumë që sillet rreth 10 deri në 30 mijë euro.

“Zoti avokati kishte dhënë prononcime në 4 kanale të ndryshme, ai po shpreh shumë mirë këtë padrejtësi, Në media ka lajme të bukura që po tërheqin vëmendjen e opinionit, interesimi i medias është e lartë por shefi i një medie kishte theksuar se nëse lirohen me kusht duke paguar dorëzani atëherë kjo interes mund të bie dhe nuk mund të vazhdojnë këtë propagandë”, shtoi Selvi. /Gazetaere.com/ /CNNTurk/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit