Publikohen pamjet e ushtarit i cili u qëllua duke ikur nga Koreja e Veriut

Mos i humb

Publikohen pamjet e ushtarit të Koresë së Veriut, i cili u qëllua nga kolegët e tij ushtarë, gjatë tentimit për të kaluar në Korenë e Jugut.

Zëdhënësi i Komandës së OKB-së në Korenë e Jugut, koloneli amerikan Chad G. Carroll në një konferencë për media ku publikoi videon e ushtarit korean, tha se me këtë rast që ndodhi më 13 nëntor në Panmunjom është shkelur marrëveshja e armëpushimit, e cila i kishte dhënë fund Luftës së Koresë gjatë viteve 1950-1953.

Në video shihet se ushtari verikorean i cili kishte shkuar në kufi me një xhip, është qëlluar nga kolegët e tij ushtarë përderisa po përpiqej të ikte në Jug. Shihet se ai ka rënë në tokë pasiqë është qëlluar të paktën 5 herë me armë dhe se ushtarët e Koresë së Jugut e kanë marrë atë duke u zvarritur në tokë.

Pas ngjarjes ushtari i Koresë së Veriut është dërguar në Qendrën Mjekësore të Universitetit Ajou në afërsi të Seulit me një helikopter të Komandës së OKB-së.

Qeveria e Washingtonit ka zgjeruar sanksionet për të izoluar në aspektin ekonomik Korenë e Veriut, të cilën e ka futur në “listën e shteteve të cilat mbështesin terrorizmin”.

Presidenti i SHBA-ve Donald Trump po bën përpjekje ndërkombëtare për ndërprerjen e marrëdhënieve ekonomike e diplomatike me Qeverinë e Phenianit në mënyrë që të mundësohet izolimi i Koresë së Veriut dhe kthimi i saj në tryezën e negociatave./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit