Publikohen pamjet më të fundit nga Dielli të realizuara shumë afër

Mos i humb

Fotografi të realizuara shumë afër  të papublikuara më parë kanë dalë nga Dielli. Ato u realizuan nga sonda e “Orbiterit Diellor” duke zbuluar detaje të reja të mahnitshme për yllin tonë të madh.

Sipas BBC, “Orbiteri Diellor”  arriti të shkojë 77 milion kilometra nga sipërfaqja e Diellit, e cila është afërsisht sa gjysma e distancës midis Diellit dhe Tokës. Frekuencat e ndryshme tregojnë karakteristika të diellit duke sjellë disa pamje. “Orbiteri Diellor” është një satelit që vëzhgon Diellin, i zhvilluar nga Agjencia Evropiane e Hapësirës.

“Orbiteri Diellor nuk po shkon më pranë Diellit vetëm për të marrë imazhe me rezolucion më të lartë: do të jetë më afër të hysh në një pjesë tjetër, më pak të turbullt të erës diellore, duke studiuar grimcat dhe fushën magnetike, duke marrë njëkohësisht të dhëna të largëta në sipërfaqen e Diellit. Asnjë mision ose teleskop tjetër nuk mund ta bëjë këtë“, tha Prof Mark McCaughrean, nga Agjensia Evropiane e Hapësirës. 

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit