Publikohet letra me të cilën deputetëve kosovarë iu pamundësua udhëtimi në Serbi

Mos i humb

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Ilir Deda ka publikuar letrën me anë të së cilës atij së bashku me dy deputetët, Vjosa Osmani dhe Blerta Deliu-Kodra u është ndaluar pjesëmarrja në një konferencë në Serbi.
Deda me anë të një postimi në facebook ka thënë se në Ditën Europës, Serbia ka treguar fytyrën anti- europiane.

Ai ka thënë se këto veprime janë në kundërshtim me deklaratën për normalizim të raportove mes dy vendeve.

Letra për mospjesëmarrjen në konferencën Përmes idesë së BE-së drejt paqes dhe zhvillimit, është dërguar sekretari i Kuvendit të Serbisë, Snadan Smiljaniç

Postimi i plotë i tij

Ja letra e drejtuar mua, Vjosa R. Osmani dhe Blerta Deliu-Kodra e anulimit të pjesëmarrjes në konferencën “Përmes idesë së BE-së drejt paqes dhe zhvillimit” të paraparë të mbahet me 11-12 maj në Beograd.

Në ditën e Europës, del fytyra anti-europiane e udhëheqësisë së Serbisë. Veprimet e tilla janë në kundërshtim me deklarimet për “normalizim” të raporteve me Kosovën, dhe për “përkushtimin” ndaj rrugëtimit europian të Ballkanit Perëndimor.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit