Puna në zyrë, e dëmshme për shëndetin

Mos i humb

Ne kemi dëgjuar edhe më parë që ‘puna e tavolinës’ është duke shkatuar ‘kërdi’ në shëndetin tonë.Por ekspertët paralajmërojnë se shumë pak njerëz e dinë sesi ta kompensojnë dëmin e shkaktuar.

Nëse kaloni të paktën 6 orë në ditë në një tavolinë, rreziku i sulmit në zemër rritet dyfish. Kompjuterat gjithashtu nxisin humbjen e shikimit më 40%, risin rezistencën ndaj insulinës dhe ndikojnë shëndetin tonë mendor, raporton Daily Mail.

Kjo kulturë e punës ka bërë që njerëzit të bëjnë më pak ushtrime, joga apo meditim.

“Nëse ju qëndroni shumë ulur, rrahjet e zemrës suaj do të ulen dhe kjo ndikon në gjithçka,”-tha Dr. Allan Stewart.

Së pari ju tenoni të hapi ushqime më pak të shëndetshme. Nëse do të qëndroni ulur gjatë gjithë ditës do të konsumoni ushqime apo pije për të marrë energji.

Së dyti, rrit sasinë e yndyrës në zemër. Muskujt djegin më pak yndyrë sepse jeni më pak aktivë. Për shkak se ju keni një rritje të qarkullimit të acideve yndyrore dhe kolesterolit në zemër, kjo rrit rrezikun e një sulmi në zemër, ” thotë Dr Stewart.

Edhe nëse nuk shkoni në palestër të paktën katër herë në javë, nuk do ta kompensoni plotësisht dëmin e qëndrimit ulur, duke rritur akoma më shumë rrezikun e sulmit në zemër.

Së treti, ju krijoni rezistencë të rrezikshme ndaj insulinës. Rezistenca e insulinës është shenjë dalluese e diabetit të tipit 2, i cili shkaktohet nga qëndrimi ulur dhe obeziteti. /Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit