Punimet e pezulluara në urën mbi Ibër, BE shpreson të përfundojnë këtë vit

Mos i humb

Punimet në urën kryesore mbi lumin Ibër në Mitrovicë që nga gushti i muajit të kaluar kanë mbetur të pezulluara.

Ura milionëshe e Bashkimit Europian ishte e paraparë të hapej për qarkullim të automjeteve në janar të vitit që shkoi, por për shkak të ndërtimit të murit dhe më pas shembjes së tij, si dhe marrëveshjeve të reja që pasuan, ura ende ka mbetur e pashkelur nga veturat.

Mirëpo, Bashkimi Europian në një përgjigje elektronike për Indeksonline ka thënë se shpreson që në këtë vit të arrihet progres mbi këtë projekt të nisur që sa vite.

“Punimet në dhe përreth urës u pezulluan në gusht. Situata nuk ka ndryshuar qysh atëherë. BE shpreson që qysh në muajt e hershëm të vitit 2018 të bëhet progres mbi projektin”, thuhet në përgjigjën e zyrës së BE-së në Kosovë.

Ndonëse, projekti mbi urën nuk ka shkuar me hapa të shpejtuar, projektet e tjera si zona e këmbësorëve dhe objekti sportiv “Omnisport” tashmë janë përfunduar.

Këto projekte të financuara nga BE kapin shifrën afro 10 milionë euro.

“Projekti i financuar nga BE për zonën e këmbësorëve, me vlerë 2.13 milionë euro, dhe objekti sportiv Omnisport me vlerë 7.8 milionë euro janë përfunduar dhe i janë dorëzuar përfituesit, që është Komuna e Mitrovicës së Jugut”, thuhet në përgjigjen e tyre.

Sa i përket Qendrës së Biznesit, kjo e fundit financohet nga Qeveria e Kosovës dhe është nën përgjegjësinë e Komunës së Mitrovicës Jugore.

Këto projekte janë financuar nga Bashkimi Europian me qëllim të krijimit të kushteve më të mira për qytetarët serb të Mitrovicës së Veriut./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit