Punonjësi doli pozitiv, stafi i degës së Thesarit në Fier hyn në karantinim

Mos i humb

Stafi i degës së Thesarit në Fier kanë hyrë në vetëkarantinim.

Shkak për këtë është bërë fakti se një punonjës i degës së Thesarit, dy ditë më parë ka dalë pozitiv. Ndërprerja e punës në degën e thesarit, do të sjellë probleme në ndarjen e pensioneve, pagave, asistencës dhe përkrahjes sociale.

Një rast i ngjashëm ndodhi edhe në Korçë. Në një komunikatë u bë me dijeni se një prej familjarëve të një prej punonjëseve të Drejtorisë Rajonale Korçë, pas ekzaminimit ka rezultuar pozitive në testin e virusit Covid-19.

Në zbatim të protokolleve mjekësore të miratuara, testit iu nënshtruan edhe familjarët e qytetarit në fjalë, përfshirë dhe punonjësen.

Meqenëse edhe ajo rezultoi pozitive në këtë test, aktualisht i është nënshtruar procedurës mjekësore të vetëizolimit në familje.

“Nga ana jonë, në zbatim të protokolleve mjekësore, u mor vendimi për t’ia nënshtruar vetëizolimit të gjithë punonjësit e asaj Drejtorie Rajonale, gjë e cila ka filluar të aplikohet që prej ditës së djeshme. Për këtë arsye nga dita e sotme dhe deri në një njoftim të dytë, Drejtoria Rajonale Korçë do të jetë jofunksionale. Do të jemi vazhdimisht në kontakt me strukturat përgjegjëse shëndetësore, për të ndjekur ecurinë e mëtejshme të stafit. Duke ju kërkuar ndjesë qytetarëve, bashkarisht i urojmë punonjëses tonë shërim të shpejtë”, u tha në njoftim.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit