Punonjësit e Air France vendosin ta vazhdojnë grevën

Mos i humb

 

 

Punëtorët e kompanisë kombëtare ajrore franceze Air France kanë marrë vendim për të shkuar në grevë edhe për katër ditë të muajit maj.

Në një deklaratë në emër të sindikatave të shumta, anëtarë të së cilëve janë edhe punonjësit e Air France, thuhet se është mbajtur një takim ku është diskutuar për vendimin për grevë dhe për negociatat me menaxhimin e kompanisë, ndërsa është marrë vendimi për vazhdimin e grevës.

Në deklaratë thuhet se greva do të mbahet më 3,4,7 dhe 8 maj me qëllim të sigurimit të rritjes së pagave.

Ndërkaq, kompania ajrore përmes një deklarate me shkrim tha se ky qëndrim i sindikatave “vë në rrezik edhe më tej gjendjen ekonomike të kompanisë dhe shkakton rrezikun e dëmtimit të thellë të besimit të klientëve ndaj kompanisë”.

Kompania e ka cilësuar si të pakuptimtë vendimin për vazhdimin e grevës përderisa negociatat mes punonjësve dhe Air France janë duke vazhduar.

Punonjësit e Air France deri më tani kanë mbajtur greva për gjithsej 11 ditë dhe kanë shkaktuar anulimin e rreth 30 për qind të fluturimeve.

Greva e punonjësve të Air France të cilët kërkojnë përmirësimin e kushteve të punës dhe rritje prej gjashtë për qind në paga, kanë shkaktuar pengesa sidomos në fluturimet e distancave të gjata.

Air France ka më shumë se 46 mijë punonjës me të cilët ka nënshkruar kontratë në bazë të ligjeve të Francës.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit