Putin: 25 milionë sulme kibernetike ndaj Rusisë në Botëror

Mos i humb

Presidenti i Rusisë Vladimir Putin njoftoi se gjatë Kampionatit Botëror në futboll janë kryer rreth 25 milionë sulme kibernetike ndaj infrastrukturës së informacioneve të vendit të tij.

Putin në një takim me zyrtarët e Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Sigurisë së Kampionatit Botëror “Rusi 2018”, njoftoi se rreth 130 pjesëtarë të forcave speciale nga 34 shtete janë përfshirë në angazhimet e ofrimit të sigurisë së këtij kampionati.

Ai tha se më shumë se 2 milionë persona dhe rreth 200 ndërtesa janë audituar gjatë përgatitjeve për kampionat.

Putin theksoi se gjatë Botërorit janë kryer sulme kibernetike ndaj infrastrukturave së informacioneve të Rusisë.

“Gjatë Kampionatit Botëror janë neutralizuar 25 milionë sulme kibernetike dhe vepra tjera penale ndaj infrastrukturës së informacioneve të Rusisë, që kanë lidhje me Botërorin”, tha ai./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit