Putin: DEASH ka marrë peng shtetas amerikanë dhe evropianë

Mos i humb

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, tha se organizata terroriste DEASH ka rritur praninë në rajonet e kontrolluara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) përgjatë lumit Eufrat në Siri, duke shtuar se terroristët kanë marrë peng 700 persona dhe kanë ekzekutuar dhjetë prej tyre.

“Askush nuk e di se çfarë është duke ndodhur në lindje të Eufratit, rajon nën kontrollin e SHBA-së. Aty ende ka forca të DEASH-it. DEASH ka rritur praninë në rajonet e kontrolluara nga SHBA përgjatë Eufratit”, tha Putin në Klubin e Diskutimit Valdai në Soçi.

Putin theksoi se terroristët e DEASH-it kanë nisur t’i ekzekutojnë personat e marrë peng në rajon.

“Terroristët kanë marrë peng shtetas të SHBA-së dhe Evropës në jug të Eufratit. Kanë kapur gjithsej 700 persona dhe kanë ekzekutuar dhjetë. Çdokush hesht. Ka një heshtje sikur asgjë të mos ketë ndodhur”, shtoi presidenti rus.

Ai tha se SHBA nuk i ka zbatuar synimet e saj në lidhje me rajonin.

Duke iu referuar rajonit të cilin SHBA e kontrollon në Siri duke u mbështetur në organizatën terroriste PYD/PKK, Putin tha se ky rajon vazhdon të ketë shumë probleme.

Putin nënvizoi se Turqia është duke kryer punë të suksesshme në Idlib, duke thënë se ajo është duke përmbushur detyrimet e marrëveshjes së arritur në Soçi në lidhje me Idlibin.

“Procesi në Idlib në kuadër të marrëveshjes në Soçi ende nuk është finalizuar. Megjithatë, shohim që partnerët tanë turq janë duke i përmbushur detyrimet. Madje kanë ndërtuar një spital ushtarak në rajon. Turqia lufton në mënyrë të ashpër dhe efikase kundër terrorizmit”, theksoi presidenti i Rusisë, Vladimir Putin./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit