Putin dhe Merkel diskutojnë çështjen e Sirisë

Mos i humb

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka diskutuar çështjen e Sirisë me kancelaren gjermane Angela Merkel.

Në një bisedë telefonike, Putin dhe Merlkel kanë biseduar në lidhje me gjendjen në rajonin e Idlibit në Siri, thuhet në një deklaratë nga Kremlini.

“Palët theksuan rëndësinë që sa më parë të formohet Komiteti Kushtetues”, thuhet në deklaratë.

Në deklaratë është theksuar nevoja që kriza në lindje të Ukrainës të zgjidhet në korniza të Marrëveshjeve të Minskut, ndërsa është rënë dakord që punimet në këtë drejtim të vazhdojnë në formatin e Normandisë.

Sipas njoftimit të Kremlinit, Rusia dhe Gjermania do të vazhdojnë të mbështesin zgjidhjen e çështjes në Libi përmes rrugëve paqësore.

Në bisedë është diskutuar edhe marrëveshja bërthamore me Iranin dhe është theksuar nevoja për bashkimin e përpjekjeve të palëve të marrëveshjes për ruajtjen e saj.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit