Putin dhe Ruhani bisedë telefonike, diskutohet për Sirinë

Mos i humb

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin dhe presidenti i Iranit, Hasan Ruhani, në një bisedë telefonike kanë diskutuar për programin bërthamor të Iranit.

Në një deklaratë nga qendra për shtyp e Kremlinit thuhet se Putin dhe Ruhani, duke e vlerësuar gjendjen në Siri, kanë theksuar “bashkëpunimin e suksesshëm mes Rusisë, Iranit dhe Turqisë në procesin e Astanës”.

Duke folur edhe për Kongresin e Dialogut Kombëtar Sirian të mbajtur në Soçi, të dy liderët kanë rënë dakord se në kongres janë marrë vendimet për gjetjen e zgjidhjes politike për Sirinë, në drejtim të vendimit numër 2254 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Putin dhe Ruhani në bisedë kanë konfirmuar edhe angazhimin e tyre për marrëveshjen “e planit gjithëpërfshirës të veprimit të përbashkët” të arritur për zgjidhjen e çështjes të programit bërthamor të Iranit.

Në një deklaratë nga Ministria e Punëve të Jashtme të Rusisë thuhet se ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov, ka realizuar një bisedë telefonike me homologun e tij iranian, Xhevad Zarif dhe se të dy ministrat përveç Kongresit të Dialogut Kombëtar Sirian, kanë diskutuar edhe për përgatitjet e “Samitit të Pestë Kaspik”, e cila do të mbahet në Kazakistan./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit