Putin: Jemi dakorduar për zhvillimin e Kongresit Kombëtar të Dialogut të Sirisë

Mos i humb

Presidenti i Rusisë Vladimir Putin, duke theksuar se Turqia dhe Irani kanë arritur marrëveshje mbi një dokument për zgjidhjen e krizës në Siri, tha se “Turqia, Irani dhe Rusia janë dakorduar për zhvillimin e Kongresit Kombëtar të Dialogut të Sirisë”.

Putin, në konferencë të përbashkët për media pas takimit trepalësh lidhur me Sirinë në Soçi me presidentin turk dhe atë iranian, Recep Tayyip Erdogan dhe Hasan Ruhani, i falenderoi homologët e tij për konsultimet konstruktive.

Ai, duke treguar se mes Turqisë, Rusisë dhe Iranit është nënshkruar një dokument i përbashkët që ka për qëllim zgjidhjen e krizës në Siri, tha se “Me dokumentin në fjalë, përcaktohen hapat që do të merren në Siri mes tre shteteve garantuese”.

Presidenti rus potencoi se në samitin trepalësh mes Turqisë, Iranit dhe Rusisë, është diskutuar për rindërtimin e Sirisë në aspektin social dhe ekonomik.

“Dëshiroj të shpreh me kënaqësi që lideri turk dhe ai iranian kanë pranuar pozitivisht mendimin në lidhje me Kongresin Kombëtar të Dialogut të Sirisë. Turqia, Irani dhe Rusia janë dakorduar për zhvillimin e Kongresit Kombëtar të Dialogut të Sirisë. I është dhënë udhëzimi ministrive të jashtme, mbrojtjes dhe institucioneve të tjera relevante të vendeve tona në lidhje me datën dhe formimin e strukturës së kongresit që do të mbahet në Soçi”, tha Putin.

Ndryshe, Erdogan, Putin dhe Ruhani u takuan në Soçi për të diskutuar për konfliktin në Siri.

Samiti trepalësh u mbajt për të diskutuar për avancimin e arritur në bisedimet e paqes në Astana, si dhe ndryshimet në zonat e deeskalimit në Siri.

Zonat e deeskalimit janë krijuar më parë gjatë bisedimeve në Astana të Kazakistanit për të përforcuar armëpushimin të arritur nga tre shtetet garantuese në dhjetor të vitit të kaluar./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit