Ballina Bota Putin: Luftanijet ruse vazhdimisht do të jenë në roje në Mesdhe

Putin: Luftanijet ruse vazhdimisht do të jenë në roje në Mesdhe

16
0
SHPËRNDAJE

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin tha se anijet luftarake ruse të pajisura me raketa “Kalibr”, vazhdimisht do të qëndrojnë në roje në Detin Mesdhe.

Putin në takimin me zyrtarët e Ministrisë së Mbrojtjes të Rusisë në Soçi, theksoi se stërvitjet dhe praktikat ushtarake me rreze të gjata duhet të vazhdojnë.

“Për shkak të vazhdimit të rrezikut të sulmit të terroristëve ndërkombëtarë në Siri, anijet luftarake të pajisura me raketa ‘Kalibr’ vazhdimisht do të qëndrojnë në roje në Detin Mesdhe”, deklaroi Putin duke treguar se këtë vit planifikojnë gjithsej 102 ekspedita anijesh dhe nëndetësesh.

Raketat “Kalibr” prodhim rus me një gamë prej rreth 2.500 kilometra në Siri për herë të parë janë përdorur në tetor të vitit 2015./Rtv Islam/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here