Putin paralajmëron për një luftë të mundshme globale

Mos i humb

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka deklaruar se konfliktet rajonale në Lindjen e Mesme mund të shndërrohen në një luftë globale.

Duke u adresuar në Asamblenë Federale të Federatës Ruse në Moskë, Putin tha se është e nevojshme “një bisedë serioze” për sigurinë dhe stabilitetin ndërkombëtar. Ai theksoi se veçanërisht 5 shtetet bërthamore kanë një “përgjegjësi në lidhje me zhvillimin e njerëzimit”.

“Konfliktet rajonale mund të shndërrohen shpejt në kërcënime për sigurinë ndërkombëtare. Ekziston një nevojë serioze për një bisedë në lidhje me stabilitetin dhe sigurinë e rendit botëror. Të pesë kombet duhet të eliminojnë arsyet që mund të shkaktojnë një luftë”, deklaroi Putin.

Presidenti rus theksoi se për momentin Rusia ndjehet e sigurtë, duke patur armët e fundit që “asnjë vend tjetër nuk i posedon”, por shtoi se ky vend duhet të zhvillohet edhe më tej.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit