Putin takon këshilltarin e Sigurisë Kombëtare të Trumpit

Mos i humb

Presidenti rus Vladimir Putin priti në një takim John Bolton, këshilltarin e Sigurisë Kombëtare të Presidentit të SHBA-ve, Donald Trump.

Putin në një deklaratë prara takimit me Bolton në Kremlin ka folur për marrëdhëniet dypalëshe.

“Me keqardhje them se marrëdhëniet ruso-amerikane nuk janë në gjendje shumë të mirë”, tha Putin duke shtuar se kjo është rezultat i një lufte të hidhur në politikën e brendshme të SHBA-ve në masë të konsiderueshme.

Ai potencoi se vizita e Boltonit në Moskë jep shpresën se mund të bëhen hapat e parë për të rivendosur marrëdhënie me format të plotë mes Rusisë dhe SHBA-ve.

Në takimin e Putinit me Boltonin të pranishëm ishin edhe ministri i Jashtëm rus Sergey Lavrov dhe ministri i Mbrojtjes, Sergey Shoygu./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit