Putin: Turqia dhe Rusia do të vazhdojnë të forcojnë sigurinë e Euroazisë

Mos i humb

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin në një mesazh urimi për vitin e ri dërguar presidentit të Turqisë Recep Tayyip Erdogan ka deklaruar se “Turqia dhe Rusia do të vazhdojnë të forcojnë së bashku sigurinë e Euroazisë”.

Në një deklaratë nga Zyra për media e Kremlinit, thuhet se Putin i ka dërguar presidentit Erdoğan një mesazh urimi për vitin e ri.

Në mesazhin e tij Putin shpreh kënaqësinë për zhvillimin e marrëdhënieve në mënyrë të suksesshme mes Turqisë dhe Rusisë. “Ka filluar ndërtimi i njësisë së parë në centralin e fuqisë bërthamore Akkuyu dhe ka përfunduar në pjesën detare ndërtimi i tubacionit të gazit natyror të ‘Rrjedhës Turke’”, thuhet në mesazhin e presidentit rus.

Ai ka thënë se janë zhvilluar plane të reja në lidhje me marrëdhëniet mes dy vendeve. Putin ka bërë vlerësimin se “Me përpjekjet e përbashkëta të Moskës dhe Ankarasë sigurohet një kontribut i vendosur në luftën kundër terrorizmit në Siri dhe për procesin politik në këtë vend”, tha Putin.

“Kam besimin se Turqia dhe Rusia do të vazhdojnë të forcojnë së bashku sigurinë e Euroazisë”, thekson Putin duke shprehur besimin se Turqia dhe Rusia do të vazhdojnë të punojnë në të gjitha fushat për të mirën e popujve të të dy vendeve.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit