Putin urdhëron ndërtimin e urës më të gjatë në botë (video)

Mos i humb

Presidenti rus Vladimir Putin i ka dërguar udhëzime qeverisë për të zhvilluar planin e ndërtimit të një një urë që lidh Ishullin Sahalin me kontinentin e Rusisë.

Putin tha se kjo urë është debatuar për dekada të tëra.

“Ka qenë një ëndërr e gjatë për njerëzit që jetojnë në ishull”, tha Putin në një takim me presidentin e Sahalinit, Oleg Kozhemika.

Putin gjithashtu vuri në dukje se i kishte dërguar një kërkesë qeverisë ruse për të punuar në realizueshmërinë e këtij projekti, duke shtuar se kjo urë do ta bënte jetën shumë më të lehtë për njerëzit.

“Ju mund të vini dhe të shkoni në çdo kohë dhe çdo ditë të vitit”, tha ai.

Sakhalini është i vetmi rajon i mbetur në Rusi pa lidhje tokësore.

Ndërtimi i urës në Sahalin do të jetë shumë më i vështirë dhe padyshim shumë i kushtueshëm, sepse bëhet fjalë për 580 km urë, me hekurudhë dhe lidhje të tjera infrastrukturore.

Ky ishull përballet me probleme popullimi sepse numri i banorve ka një rënie me më shumë se 30 për qind, dhe aktiualisht ka rreth 500,000 njerëz të ndarë nga kontinenti rus. /tesheshi.com/

https://www.youtube.com/watch?v=BOu754ctBfc&feature=youtu.be

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit