Putini i jep një premtim Vuçiçit për Kosovën

Mos i humb

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin dhe ai serb, Aleksandar Vuçiç kanë biseduar për rreth 50 minuta në lidhje me Kosovën.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin gjatë takimit me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç i ka premtuar Beogradit se mund të llogarit në mbështetjen e Moskës në lidhje me zgjidhjen e çështjes në Kosovë.

Takimi i tyre në Moskë u realizua pas tensioneve të fundit mes Serbisë dhe Kosovës, ku pala serbe ka rritur gatishmërinë ushtarake pas vizitës së presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi në liqenin e Ujmanit, i shoqëruar nga forcat speciale të policisë së Kosovës.

Sipas burimeve të Blic, dy presidentët, Putin dhe Vuçiç kanë biseduar 50 minuta për Kosovën.

“Koha është t’i drejtohemi asaj teme sepse ka qenë një prej ngjarjeve kryesore të bisedës. Putim gjatë takimit me Vuçiçin ka thënë se Serbia mund të llogaris në mbështetjen e Rusisë në lidhje me Kosovën”, ka thënë burimi i Blic.

Vuçiç po ashtu ka bërë të ditur se ka njoftuar presidentin rus për detajet e përgjithshme të gjendjes në Kosovë dhe për rolin që pret ta luajë Rusia në mbështetje të Serbisë. “Kemi hasur në mirëkuptim, në qëndrim të sinqertë dhe miqësor të Putinit dhe Rusisë ndaj popullit serb”, deklaroi Vuçiç.

“Gjatë dy orëve të takimit, së paku 45-50 minuta kemi biseduar për Kosovën”, u shpreh ai.

Vuçiç po ashtu pret nga Rusia të ofrojë mbështetje të fuqishme ndaj Serbisë në forume ndërkombëtare dhe ta mbështes integritetin territorial të Serbisë./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit