PYD/PKK ka sulmuar civilët me 52 raketa dhe mortaja

Mos i humb

Organizata terroriste PYD/PKK që ka pushtuar rajonin Afrin të Sirisë në sulmet e ndërmarra kundër civilëve në Kilis dhe Hatay të Turqisë ka përdorur 52 raketa dhe një mortajë ku si pasojë e këtyre sulmeve kanë humbur jetën 5 persona, përfshirë edhe fëmijë, ndërsa janë plagosur 73 të tjerë.

Gjatë periudhës 11 ditore që nga fillimi i operacionit “Dega e Ullirit”, i cili ka nisur më 20 janar 2018 nga Forcat e Armatosura Turke (TSK) për të eliminuar objektivat terroriste në territorin Arfin të Sirisë, terroristët kanë shkrepur 22 raketa në qendrën e qytetit Kilis si dhe 30 raketa dhe një mortajë në rajonet Reyhanlı, Hassa dhe Kırıkhan të Hatay-it.

Si pasojë e sulmeve kundër civilëve kanë humbur jetën 5 persona nga të cilët 2 sirianë ndërsa janë plagosur 73 të tjerë, përfshirë edhe fëmijë.

Në sulmet e kryera nga terroristët mësohet se 28 raketa janë hedhur drejt venbanimeve në rajonin Reyhanlı, 2 raketa në zonat periferike në Hassa dhe një mortajë në Kırıkhan.

Si pasojë e sulmeve ndaj Reyhanlı kanë humbur jetën 17 vjeçarja Fatma Avlar, refugjati sirian Nadir El Fares (51), ndërsa për shkak të mortajës në Kırıkhan ka humbur jetën Şahin Elitaş (30) ku numri i të plagosurve ka arritur në 51 persona.

Gjithashtu në sulmet terroriste në Reyhanlı janë dëmtuar 11 shtëpi dhe 15 biznese ndërsa janë shkatërruar 20 automjete.

Terroristët kanë vënë në objektiv edhe xhaminë

Qendra e qytetit Kilis është bërë objektiv i sulmeve të organizatës terroriste PYD/PKK edhe para se Forcat e Armatosura të Turqisë (TSK) të merrnin nën kontroll kodrën Burseya në Afrin.

Nga terroristët drejt këtij rajoni janë shkrepur 22 raketa ku njëra prej tyre ka goditur një xhami në Kilis ndërsa tjerat kanë qëlluar rrugët e këtij rajoni dhe vende të pabanuara.

Si pasojë e sulmeve terroriste të ndëmarra nga Afrini drejt rajonit Kilis janë dëmtuar 5 shtëpi, 1 xhami dhe 6 automjete. Gjithashtu si pasojë kanë humbur jetën 2 persona nga të cilët njëri është sirian si dhe janë plagosur 22 të tjerë.

Në sulmin me raketë më 24 janar në Kilis, raketa e hedhur nga Afrini ka qëlluar xhaminë Çalık ku si pasojë u shemb një nga dy kubet e xhamisë me ç’rast humbën jetën Muzaffer Aydemir (72) dhe siriani Tarık Tabbak (28) të cilët në ato momente falnin namazin./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit