PYD/PKK liron të burgosurit e DEASH-it në Afrin që të luftojnë me TSK-në

Mos i humb

Organizata terroriste PYD/PKK në Afrin liroi të burgosurit e DEASH-it me kushtin që të luftojnë kundër Forcave të Armatosura të Turqisë (TSK) dhe Ushtrisë së Lirë Siriane (ULS).

Sipas informacioneve që AA ka marrë nga burime të sigurta lokale në Afrin, mësohet se organizata terroriste ka arritur një marrëveshje me terroristët e DEASH-it për t’i përdorur kundër Operacionit “Dega e Ullirit”.

PYD/PKK-ja ka liruar nga burgu me kusht që të luftojnë kundër TSK dhe ULS, anëtarët e DEASH-it të cilët i kishte kapur më parë gjatë konflikteve dhe i mbante në burg.

Edhe më parë PYD/PKK-ja me dijeninë e SHBA-ve pasi arriti një marrëveshje i evakuoi nga rajoni terroristët e DEASH-it që cilët i kishte rrethuar në qendrën e qytetit Raka, ku dhe një pjesë e tyre u drejtuan për në vijën kufitare për tu infiltruar në Turqi./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit