PYD/PKK rekruton terroristë për 100 dollarë në muaj

Mos i humb

Terroristët e PYD/PKK-së të cilët janë arrestuar në Turqi, kanë thënë se grupi ka rekrutuar anëtarë duke i paguar me 100 dollarë në muaj.

Në një dëshmi të tij para prokurorit publik në provincën Hatay, 17 vjeçari me inicialet A.S.T, tha se për tre muaj rresht ishte stërvitur për luftë ndërkohë që i ishte nënshtruar edhe një trajnimi ideologjik, të cilin e kanë zbatuar terroristët me emrat kodues Agit dhe Renans.

Në deklaratën e dhënë, në të cilën AA kishte qasje, ai tha se ishte bashkuar me grupin terrorist dy vite më parë, në moshën e tij 15 vjeçare, për të shtuar se rekrutët e trajnuar ishin dërguar në kufirin Siri-Turqi.

Terroristi në fjalë tha se ishin trajnuar në Manbij, ku kishin vërejtur edhe një prani të ushtarëve amerikanë ndërsa ishin stërvitur për sulme vetvrasëse, sabotim dhe sulme me bomba.

17 vjeçari A.S.T, i tha prokurorit se grupi i tij kishte për qëllim të parandalojë civilët të largohen nga Siria për në Turqi, por ishin penguar nga Forcat e Armatosura Turke (TSK) të cilat i kishin kapur gjatë një misioni mbikëqyrës në rajon.

“Ndodhën të shtëna nga tanket dhe artileria, ku si pasojë humbën jetën shtatë persona që ishin bashkë me mua. Unë isha i vetmi që mbijetoi, pas çka dhe më kapën ushtarët”, tha ai.

A.S.T deklaroi se dega e armatosur e PYD/PKK-së, YPG, ka rekrutuar terroristë për 100 dollarë në muaj ndërkohë që ishte shprehur i kënaqur nga trajtimi pas kapjes së tij./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit