Që nga 7 dhjetori Izraeli arrestoi 562 fëmijë palestinezë

Mos i humb

Pasi presidenti amerikan Donald Trump njoftoi zhvendosjen e Ambasadës së SHBA-ve nga Tel Avivi në Kuds, forcat izraelite kanë arrestuar të paktën 562 fëmijë palestinezë.

Kreu i Departamentit Palestinez të Hulumtimit dhe Evidentimit të burgosjeve izraelite, Abdunnasir Fervane, ka deklaruar se autoritetet izraelite kanë rritur numrin e arrestimeve arbitrare të palestinezëve, pas Trump më 7 dhjetor të vitit të kaluar, mori vendimin për zhvendosjen e ambasadës amerikane.

Fervane shtoi se arrestimet janë përhapur në të gjitha qytetet e Bregut Perëndimor dhe se deri më tani janë arrestuar të paktën 562 fëmijë palestinezë, dhe se shumica e tyre janë liruar më vonë.

Ai gjithashtu theksoi se qëllimi i këtyre arrestimeve është futja e frikës tek fëmijët, shkatërrimi i të ardhmes së tyre dhe pamundësimi i zhvillimit të tyre fizik, mendor dhe shoqëror.

Fervane më tej thekson se fëmijët gjatë qëndrimit të tyre në burg janë ekspozuar ndaj presionit të rëndë fizik dhe psiqik dhe se shumica e tyre pasi u liruan nga burgu dëshmuan për traumat e përjetuara.

Aktualisht në burgjet izraelite ndodhen 7.000 palestinezë, në mesin e të cilëve 300 janë fëmijë./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit