Që nga evakuimi i Sheshit Rabia në Egjipt janë burgosur 60 mijë njerëz

17
0

Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Vëllazërisë Muslimane (Ihvan), Mahmoud Hussein, ka deklaruar se 60 mijë njerëz janë burgosur që nga 14 gushti 2013, kur sheshet Rabia dhe Nahda në kryeqytetin e Egjiptit, Kajro, u evakuuan me forcën e armës.

Duke folur në konferencën e zhvilluar në Stamboll me rastin e 6-vjetorit të evakuimit të Sheshit Rabia, Hussein tha se evakuimi i shesheve Rabia dhe Nahda në historinë moderne Egjiptiane është një masakër kundër njerëzve që kërkuan të drejtat e tyre legjitime.

Ai ka rikujtuar se asnjë veprim nuk u mor nga Kombet e Bashkuara (OKB) ndaj atyre që kryen masakrën dhe se pas evakuimit të sheshit Rabia janë burgosur 60 mijë njerëz, ku dhe ndaj tyre janë ngritur padi me pretendime të rreme.

Duke theksuar se presidenti i parë i Egjiptit i zgjedhur në rrugë demokratike, Mohamed Morsi, ka rënë dëshmor si rezultat i neglizhencës mjekësore, Hussein shtoi se “kjo qasje është një rivalitet i shëmtuar politik dhe një qasje e hakmarrjes imorale”.
Huseini ndër të tjera tha se për shkak të krizave ekonomike, politike dhe sociale në Egjipt, parashikon që administrata e presidentit Abdulfettah es-Sisi nuk do të mund të vazhdojë më shumë.

Çfarë ndodhi?

Pas largimit me grusht ushtarak të presidentit të parë të Egjiptit i zgjedhur në rrugë demokratike, Mohamed Morsi, kundërshtarët e grushtit të shtetit dhe përkrahësit e legjitimitetit filluan protestën duke u ulur në sheshin Rabia në kryeqytetin Kajro.

Forcat e sigurisë egjiptiane ndërhynë në Sheshin Rabia në orën 06.30 të mëngjesit të 14 gushtit 2013 për t‘i dhënë fund protestës e cila zgjati rreth një muaj e gjysmë.

Gjithashtu pjesë e ndërhyrjes së përbashkët të policisë dhe ushtrisë ishte edhe sheshi Nahda përpara Universitetit të Kajros në anën perëndimore të Nilit. Edhe këtu u zhvillua njëkohësisht bastisje.

Në bastisjet që vazhduan deri në mbrëmje u përdorën buldozerë dhe mjete të ndryshme të policisë, ku dhe snaiperët qëlluan disa persona të caktuar.

Në mesin e atyre që u qëlluan nga snaiperët duke u martirizuar është edhe 17 vjeçarja Esma Biltaxhi, vajza e Dr. Muhammed Biltaxhi, sekretarit të përgjithshëm të partisë Liria dhe Drejtësia (HAP), krahut politik të Ihvanëve. Në regjistrimet e kamerave shikohet një person me kapele që shënjestron me një çantë të verdhë vajzën 17 vjeçare Esma, dhe i cili largohet nga zona pasi snaiperi tërheq këmbëzën.

Sipas të dhënave zyrtare gjatë evakuimit të sheshit Rabia humbën jetën 632 persona nga të cilët 6 prej tyre policë, ndërsa janë plagosur rreth 2 mijë njerëz. Gjithashtu po të njëjtën ditë janë arrestuar edhe 800 protestues.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here