“Që nga fillimi i revolucionit, SHBA është armik i Iranit”

Mos i humb

 

 

Ministri i Jashtëm i Iranit Javad Zarif tha se SHBA-të kanë qenë gjithmonë armiku i Iranit.

Në një lajm të agjencisë Tasnim thuhet se Zarif ka thënë se SHBA-të kanë qenë gjithmonë armik i Iranit, duke shtuar se pas ardhjes së Donald Trumpit në detyrë disa rrethana kanë treguar një përpjekje të veçantë në mënyrë që Trumpi të ndërmarrë hapa duke e futur në programin e tij armiqësinë ndaj Iranit.

“Që nga fillimi i revolucionit e deri më tani SHBA ishte armik i regjimit dhe popullit të Iranit. Edhe tani është armik, armik do të jetë edhe në të ardhmen. Kjo nuk ka të bëjë me Demokratët apo Republikanët. Ata kanë vetëm metoda të ndryshme”, thotë Zarif.

“Bolton merr pagë nga organizata ‘Hipokritët e Popullit'”

Ai thotë se menaxhuesit në SHBA po mendojnë se mund të ndërhyjnë në Iran duke u frymëzuar nga organizata “Muxhahedinët e Popullit”.

“Këshilltari i Sigurisë Kombëtare të presidentit amerikan, John Bolton po merr pjesë në takimet e Hipokritëve (Muxhahedinët). Po mban fjalime, po merr para. Bolton është punonjësi me pagë i organizatës ‘Hipokritët e Popullit’. Ata që e drejtojnë SHBA-në mendojnë të arrijnë në objektivat e tyre pa luftuar me Iranin”, tha Zarif.

Sipas tij, shtetet e Evropës më parë i respektonin me përpikëri vendimet e SHBA-ve për sanksione ndaj Iranit, por tani edhe pse të paktën në fjalë, thonë se e kundërshtojnë SHBA-në. Zarif shtoi se me rëndësi është se sa vendet evropiane do t’i rezistojnë SHBA-së.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit