Qëllonin me armë zjarri e tmerronin banorët, arrestohen 5 në Berat, mes tyre një femër.

Mos i humb

Debati i parë presidencial, Trump kërkon që Biden të bëjë testin për drogë: Natyrisht pranoj ta bëj dhe unë një të tillë

Presidenti amerikan Donald Trump tha të dielën se do të kërkojë që sfiduesi i tij demokrat për zgjedhjet e 3 nëntorit, ish-Nënpresidenti...

“Kush pyet o vlla”, banesa iu shemb nga tërmeti, familja në Kurbin: A rrihet në çadër? Nuk dua luks, veç shtëpi të fus kokën...

Fillimi i sezonit të shirave dhe të ftohtit ka nxjerrë në pah situatën e vështirë që po kalojnë qindra familje, 10 muaj...

Pasqyra e gjendjes aktuale me Covid-19 në Zvicër, Gjermani dhe Austri

Autoritetet shëndetësore zvicerane kanë bërë të ditur se Zvicra ka rritje të dukshme të infeksioneve, por pavarësisht kësaj, situata është e mirëmenaxhuar.

Pandemia shtyn karnavalet në Brazil/ Zyrtarët: Caktimi i datës së re do të varet nga…

Pandemia me koronavirus ka shtuar një tjetër viktimë në listën e gjatë të ngjarjeve vjetore të anuluara apo të shtyra për shkak...

Policia e Beratit ka vënë në pranga 5 persona pasi qëllonin me armë zjarri duke krijuar panik tek banorët, ndërmjet tyre dhe një shtetase që kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

Po kështu policia ka sekuestruar 1.636 fara kanabisi, tri armë zjarri kallashnikov, lëndë narkotike, një motomjet të vjedhur, municion luftarak dhe një automjet fuoristradë me të cilin qarkullonin personat e arrestuar.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafikut të Paligjshëm dhe Narkotikëve në Drejtorinë Vendore Berat, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Skrapar, pas njoftimit të marrë nga banorët e zonës se në afërsi të fshatit Panarit, Skrapar, po qëllohej me armë zjarri në orët e vona të mbrëmjes, menjëherë organizuan punën, duke zhvilluar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Panariti”.

Për shkak të errësirës dhe sigurisë së jetës të punonjësve të Policisë, gjatë natës është rrethuar zona dhe janë mbajtur në vëzhgim me dylbi nate, 5 personat që herë pas here qëllonin me armë zjarri në ajër.

Me rënien e ndriçimit, shërbimet e Policisë janë afruar dhe u kanë bërë thirrje të mos bënin asnjë veprim, por t’i bindeshin urdhrit të Policisë.

Personat, kur kanë parë shërbimet e Policisë, kanë tentuar të largohen me vrap duke hedhur armët e zjarrit në një zonë të pyllëzuar, por janë kapur gjatë ndjekjes nga Policia.

Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Trafikim i mjeteve motorike” “Armëmbajtja pa leje”, “Prishja e qetësisë publike”, “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit” dhe “Moskallëzimi i krimit”, i shtetasve:

, (Soni Daja), Ahmet Saraçi, Florian(Aurel) Mihaj(Xhindi),

Roada Dollani, 25 vjeç, banuese në Berat, e cila ka qenë me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” kryer në bashkëpunim;

Daniel (Erjon) Daja, 42 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotikëve”, Mateo Shkurta alias Aldo Daja alias Soni Daja, 35 vjeç, Ahmet Saraçi, 43 vjeç dhe Florian (Aurel) Mihaj (Xhindi), 33 vjeç, banues në Berat;

Gjatë kontrollit fizik dhe në banesat e tyre, Policia gjeti dhe sekuestroi një motomjet të dyshuar të vjedhur, i trafikuar nga vendet e BE-së, një sasi të vogël lënde narkotike, një sasi prej 1.636 farash të dyshuara cannabis sativa, tri armë zjarri kallashnikov, fishekë luftarak dhe një automjet fuoristradë me të cilën lëviznin autorët.

Materialet proceduriale do t’i kalojnë për ndjekje të mëtejshme, Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat.

- ISLAMSHOP.CH -
- ISLAMSHOP.CH -

Të fundit

OFL zbarkon në Dibër, u kërkon deklarimin e pasurisë tre të dënuarve për vrasje

Operacioni Forca e Ligjit u ka kërkuar deklarimin e pasurisë 3 shtetasve të dënuar veprën penale “Vrasja me paramendim”.

Egjipt, shtohen thirrjet për protestat e së premtes kundër regjimit

Thirrjet për pjesëmarrje në protestën kundër regjimit të premten po rriten në Egjipt pasi një i ri u qëllua për vdekje nga...

Gjermania largon kantonin zviceran nga lista paralajmëruese e udhëtimit

Fribourg ishte shtuar në listë në fillim të shtatorit, por u hoq më 1 tetor. Kantonet perëndimore të Gjenevës...

’Miratojmë ligjin që na leverdis’’, Vasili: Ja çfarë na tha Gjiknuri, provoi haptazi që PS nuk i do listat e hapura 100%

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili ka folur pas mbledhjes së Këshillit Politik për ndryshimet në Kodin Zgjedhor duke saktësuar se ajo përfundoi...

‘T’i drejtohemi ODHIR’/ Përfundon mbledhja e Këshillit Politik, Gjiknuri-opozitës: Hajdeni me një produkt fillimisht

“Thirrja ime publike është se nëse dëshiron konsensus hajde me një produkt me një model Evropian. Nëse nuk e pranojmë hajde ta...