Qëndrimi i gjatë ulur i shkakton këto pasoja

Mos i humb

Bëni mirë të mos e lexoni këtë ulur- hulumtuesit thonë se qëndrimi i ulur për shumë kohë mund të rezultojë në më pak trashësi të trurit.

Hulumtuesit në UCLA kanë zbuluar se periudha të gjata të qëndrimit të ulur nga të rriturit e moshës së mesme dhe të moshuarit ndikon në shëndetin e trurit, përveç rritjes potenciale të rrezikut të sëmundjeve të zemrës, diabetit dhe vdekjes së parakohshme. Në gjetjet e tyre, të publikuara të enjten e kaluar në PLOS One, hulumtuesit konstatuan se qëndrimi ulur ndikon në rajonet e trurit të rëndësishme për formimin e kujtesës duke e holluar lobin temporal medial.

Dhe ata kuptuan se madje edhe nivelet e larta të aktivitetit fizik nuk janë të mjaftueshme për t’i kompensuara në mënyrë dramatike efektet e dëmshme të qëndrimit ulur për periudha të gjata.

Hollimi i trurit mund të jetë një pararendës i rënies kognitive dhe dementisë tek të rriturit e moshës së mesme dhe të moshuarit.

Hulumtuesit e UCLA i studiuan 35 persona në mes të moshave 45 dhe 75 vjeç, duke i pyetur ata rreth niveleve të aktivitetit fizik dhe numrit mesatar të orëve në ditë që ata i kalonin ulur gjatë javës paraprake.

Secili person iu nënshtrua skanimit MRI me rezolucion të lartë për një vështrim të hollësishëm në lobin temporal median.

Qëndrimi i ulur varionte nga tri orë deri në 15 orë në ditë gjatë ditëve të javës.

“Me çdo orë të qëndrimit ulur çdo ditë është një rënie prej 2 përqindësh në trashësi”, tha për UPI autori i studimit Prabha Siddarth, biostatistike në Institutin Semel për Neuroshkencë dhe Sjellje Njerëzore në UCLA. “Nëse jeni në gjendje ta reduktoni atë për pesë orë, do të ketë një rënie prej 10 përqindësh”.

Hulumtuesit nuk e gjetën ndonjë korrelacion midis niveleve të aktivitetit fizik dhe trashësisë MTL.

Por ajo paralajmëroi: “Nuk po përpiqemi të japim mesazh se aktiviteti fizik nuk ndihmon”.

Siddarth tha se në studimet që nuk e përfshijnë qëndrimin ulur, aktiviteti fizik shtesë e përmirëson trashësinë e trurit, dhe ka përfitime të tjera fizike, duke e përfshirë shëndetin e zemrës. Ajo gjithashtu tha se ruajtja e trashësisë së rajonit të trurit mund të jetë e mundur duke marrë pushime.

“Është e mundur nëse nuk ulemi vazhdimisht për një periudhë të gjatë kohore”, tha Siddarth. “Asnjë nga njerëzit nuk u pyetën për uljen mentalisht aktive – si Sudoku. Të gjitha këto duhet të zgjidhen”.

Studiuesit thonë se hulumtimi dhe kuptimi i mëtejshëm i efekteve të sjelljes së qëndrimit ulur nevojiten për t’i zvogëluar dëmet e “epidemisë globale të pasivitetit fizik dhe stilit të jetesës duke qëndruar ulur”./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit